DYLON

“Vjeshta Letrare e Gjilanit” vlerëson poezinë për fëmijë të shkrimtarit Ymer Elshani

“Vjeshta Letrare e Gjilanit” vlerëson poezinë për fëmijë të shkrimtarit Ymer Elshani
Redaksia

Në vigjilje të 28 nëntorit – Ditës së Flamurit

“VJESHTA LETRARE E GJILANIT” VLERËSON POEZINË PËR FËMIJË TË SHKRIMTARIT YMER ELSHANI

EkoHigjiena

Sot, më 27 nëntor 2026, ora 12;00, në ambientet e shkollës së mesme të ulët, “Selami Hallaçi” në Gjilan, nderohet figura e shkrimtarit të shquar të letërsisë sonë për fëmijë, Ymer Elshanit si dhe vlerësohet përmbledhja poetike nën titullin, “KUR VALLËZOJNË BUZËQESHJET”, të cilën e përzgjodhi dhe shkroi dhe parathënien, prof dr. Anton Nikë Berisha, ndërsa e editoi, sh.b. “”Faik Konica” nga Prishtina.

Për jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit hero, Ymer Elshanit, do të flasin Izet Abdyli, kryetar i Art Clubit “Rifat Kukaj” nga Drenasi si dhe studiuesi i njohur i letërsisë sonë, Anton Nikë Berisha.

Poezi nga vëllimi i përzgjedhur poetik KUR VALLËZOJNË BUZËQESHJET, do të deklamojnë nxënësit e shkollës “Selami Hallaçi”, të cilët edhe mund të shtrojnë pyetje e interesime të ndryshme rreth personalitetit atdhetar e letrar të Ymer Elshanit, i cili u ekzekutua me familjen e tij si dhe 46 civilë të tjerë në Masakrën e Poklekut nga forcat ushtarake serbe më 17 prill 1999.

Kjo veprimtari letrare, është pjesë e edicionit të 17- të të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit, dhe organizohet nga asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.