/2L ONLINE/ – Manifestimin “Vjeshta letrare e Gjilanit-2015”, po vazhdon tutje rrugëtimin e saj të gjashtë, e ku pas aktivitetit të hapjes së këtij manifestimi që u bë të shtunën e kaluar, tani kemi veprimtarinë e dytë letrare, ku këtë të shtune, më 24 tetor 2015, ora 12:00 në sallën e KK të Gjilanit, do paraqitet dhe flitet për romanin e shkrimtares Albina Idrizi, “Për një mëngjes ndryshe”.
Referues do të jenë shkrimtari Ibrahim Kadriu si dhe poeti e kritiku letrar, Ramadan Musliu.
Përndryshe, siç thuhet edhe nga organizatori Ars Clubi “Beqir Musliu”, “Vjeshta letrare”, është fushata më e madhe për librin dhe me librin dhe se aktivitete do të ketë pothuajse çdo të shtune, deri më 23 dhjetor, kur edhe do të përmbyllet edicioni i sivjetmë i këtij manifestimi letrar. /2L ONLINE/