DYLON

“Vjeshta letrare e Gjilanit” vazhdon rrugëtimin e saj me romanin “45 Letra për Martinën”

“Vjeshta letrare e Gjilanit” vazhdon rrugëtimin e saj me romanin “45 Letra për Martinën”
Avatar photo Redaksia

/Vjeshta letrare e Gjilanit – më 6 dhjetor 2025, ora 12:00 – Biblioteka e Qytetit “Fan S. Noli”, Gjilan/

Me romanin e ri të Sabile Keçmezi – Bashës, “45 LETRA PËR MARTINËN”, ( një biografi romanore për babain tim)

EkoHigjiena

Romani më i ri i Sabile Keçmezi- Bashës, “45 letra për martinën”, i cili paraqet një biografi romanore për babain e autores, është botuar kohë më parë nga SH.B. ROZAFA e cila drejtohet nga shkrimtari gjilanas që jeton në Prishtinë, Ramadan Mehmeti dhe, është mbështetur financiarisht nga MKRS-ja , përmes Departamentit për kulturë dhe në propozim të Këshillit të librit.

Për librin pritet të flasin, botuesi Ramadan Mehmeti, prof dr. Faik Shkodra, Prend Buzhala e Donjetë Kryeziu si dhe autorja Sabile Keçmezi – Basha.

Veprimtarinë letrare do ta drejtojë Kaltrinë Berisha, ndërsa fragmente nga romani do të lexojnë, Linditë Ramushi Dushku dhe Vigjilent Kurti.

Organizatori i “Vjeshtës letrare…” të Gjilanit, Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe biblioteka e qytetit, ftojnë krijuesit dhe artdashësit nga kjo pjesë e Kosovës Lindore që të bëhen pjesë e këtij akti përurues.

K. Rexha/ Ars Clubi “Beqir Musliu

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.