“Vjeshta letrare e Gjilanit” vazhdon me vlerësimet për dy vëllimet poetike të Zize Pepshit
Kësaj të shtune, më 14 nëntor 2026, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, në Gjilan, “Vjeshta letrare e Gjilanit” vijon me veprimtarinë e katërt letrare të edicionit të 17 të këtij manifestimi.
ME DY VËLLIMET POETIKE TË ZIZE PEPSHIT
Vlerësimet për këto dy vëllime poetike do t’i paraqesin , studiues e kritikë letrar, si, Shefqet Dibrani, Nexhat Rexha e Sulejman Dërmaku.
Veprimtarinë do ta moderojë, Donjetë Kryeziu, ndërsa krijime poetike të Zize Pepshit do të deklamohen nga Liridonë Mehmeti, Asmir Kastrati dhe Kështjellë Pepshi. /2LONLINE/
/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/
