DYLON

“Vjeshta letrare e Gjilanit” nis rrjedhen e saj të veprimtarive letrare

“Vjeshta letrare e Gjilanit” nis rrjedhen e saj të veprimtarive letrare
Avatar photo Redaksia

Dy novelat e shkrimtarit nga Vlora, Pandeli Koçi, përkatësisht emrit të tij letrar, Sazan Goliku, me titujt ZJARR dhe KËRKIMI, kanë shënuar hapjen e veprimtarive letrare të edicionit të njëmbëdhjetë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Në Sallën e madhe të Konferencave, në Bibliotekën e qytetit të Gjilanit, në praninë e një numri solid krijuesish e ardashësish, në përputhje me masat anti – Covid – 19, hapjen e këtyre veprimtaruive letrare në emër të Organizatorit, e bëri kryetari i asociacionit alternativ të shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan,  Sabit Rrustemi, kurse për dy veprat e botuar tash së voni në Kosovë të Sazan Golikut, folën: prof dr. Anton Nikë Berisha, Ibrahim Kadriu e Nexhat Rexha. Fragmente nga këto novela, deklamoi artistja e skenës letrare, Elenë Hajdari.

Para auditorit të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, u paraqit edhe vetë shkrimtari vlonjat, Pandeli Koçi. Paksa nën emocione dhe i prekur nga një prani e kënaqshme krijuesish e artdashësish, ai kujtoi momente të ndryshme të cilat karakterizuan gjendjen dhe raportet Shqipëri – Kosovë, edhe në fushën e letërsisë, të cilat, fatmirësisht në periudhën e pasluftës morën kahje të mbarë.

EkoHigjiena

Përndryshe, Pandeli Koçi është autor i 15 botimeve për të rritur e i mbi 30 botimeve tjera për fëmijë. Shkruan poezi, tregime e, lëvron edhe prozën e gjatë, novelën e romanin, ku shquhet me një gjuhë poetike dhe me trajtime temash nga më të ndryshmet, të cilat shquhen për cilësi, prurje të reja dhe janë gjithëherë aktuale.

Kjo tendencë e këtij autori mjaft prodhimtar, i cili shquhet edhe si një nga njohësit më të mirë të letërsisë që është shkruar në Kosovë, që pas luftës së dytë botërore e këndej, vërehen edhe te këto dy novela, të cilat lexuesit të këtushëm i paraqiten përherë të parë nga shtëpia botuese “Beqir Musliu” ( GJilan ) , përkatësisht nga shtëpia botuese “Saga” , Prishtinë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.