DYLON

Vjeshta letrare e Gjilanit: Me studimet e zgjedhura letrare të Anton Nikë Berishës

Vjeshta letrare e Gjilanit: Me studimet e zgjedhura letrare të Anton Nikë Berishës
Avatar photo Redaksia

Vjeshta letrare e Gjilanit vazhdon me  më 22 nëntor 2025, ora 12:00,
Me studimet e zgjedhura letrare të Anton Nikë Berishës

Veprimtaria e radhës e edicionit të gjashtëmbëdhjetë të Manifestimit tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, do të mbahet më 22 nëntor 2025, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli”, ku do të paraqitet dhe vlerësohet kompleti i studimeve të zgjedhura në dhjetë vëllime i prof. dr. Anton Nikë Berishës, njëri nga studiuesit më të shquar të letërsisë sonë në hapësirën mbarëshqiptare, po edhe i letërsisë botërore, në këto pesë dekada e sa.

EkoHigjiena

Për këtë korpus veprash, që si të tilla, shënojnë dhe njërën nga ngjarjet më të rëndësishme letraro – shkencore të këtij viti në Kosovë, pritet të flasin, prof dr. Behar Gjoka, (Tiranë), prof dr. Kamber Kamberi, (Gjakovë), si dhe nga Ars Clubi “Beqir Musliu”, Nexhat Rexha, Kaltrinë Berisha, Sabit Rrustemi e Arsim Halili.

Ndërsa veprimtarinë letrare do ta drejtojë, shkrimtarja, Albinë Idrizi.

Krijuesit letrarë, ardashësit po dhe mësimdhënës të gjuhës e letërsisë shqipe janë të mirëseardhur këtë të shtunë, më 22 nëntor, 2025, ora 12:00 , në Sallën për Konferenca të Bibliotekës së qytetit, “Fan S. Noli”.

(K. Rexha)