DYLON

Vjen urimi nga FFK, për Dritën kampion!

Vjen urimi nga FFK, për Dritën kampion!
Avatar photo Redaksia

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka uruar Dritën për titullin kampion

“Urime të përzemërta për FC Drita për fitimin e titullit kampion në elitën e futbollit kosovar. Një sezon i jashtëzakonshëm, i mbushur me përkushtim, sfida por edhe pasion, që kulmoi me trofeun e merituar”, thuhet në urimin e FFK-së.

EkoHigjiena

Urimi i plotë i FFK-së

Urime FC Drita titulli i kampionit në AlbiMall Superligë

Urime të përzemërta për FC Drita për fitimin e titullit kampion në elitën e futbollit kosovar!

Një sezon i jashtëzakonshëm, i mbushur me përkushtim, sfida por edhe pasion, që kulmoi me trofeun e merituar.

Përgëzime për futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit, tifozët ‘Intelektualët’, si dhe për të gjithë ata që qëndruan pranë skuadrës në çdo hap – nga betejat e vështira deri te fitoret vendimtare.

Titulli i katërt në historinë e këtij klubi vjen pas një pritjeje pesëvjeçare, teksa sigurimi i tij katër javë para përfundimit të kampionatit ishte dëshmi e qartë e dominimit dhe forcës së kësaj skuadre gjatë gjithë edicionit, prandaj edhe festa e sotme është plotësisht e merituar.

Urojmë që FC Drita si kampione, por edhe FC Ballkani, FC Malisheva dhe FC Prishtina të kenë prezantim dinjitoz në Evropë dhe t’i dëshmojnë vlerat e futbollit tonë në garat evropiane. ??⚽

Urime e ju priftë e mbara!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.