DYLON

Vjen numri i ri i revistës letrare kulturore “Agmia”

Vjen numri i ri i revistës letrare kulturore “Agmia”
Avatar photo Redaksia

Me fillimin e edicionit të 16-të të Manifestimit “Vjeshta Letrare e Gjilanit”, që këtë vit nis më 18 tetor 2025, ora 12:00 në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli” në Gjilan, e, përmbyllet më 20 dhjetor, vjen numri i ri i revistës letrare kulturore “Agmia”, numri 49.

PËRMBAJTJA E KËTIJ NUMRI

EkoHigjiena

PËRMBAJTJA

Aziz Mustafa

Autoportret futuristik ( poezi )

Bisedë me shkrimtarin Aziz Mustafa, i cili para pak kohe solli romanin e tij të dytë, NËSE VDEKJA PRET, të cilin edhe e ka në fokus ky numër i revistës AGMIA, e ku paraqiten me vështrimet e tyre:

Prof. Dr. Emin Kabashi : Kujtimet e një jete në faqet e romanit,

Mexhid Mehmeti: Një testament letrar për jetën dhe vdekjen,

Zyrafete Shala: Vdekja si pikë reflektimi në romanin “Nëse vdekja pret” të Aziz Mustafës,

Vilson Culaj: Plaga e harrimit transcedental si mjet letrar dhe

ekzistencial i jetës njerëzore,

po edhe një fragment nga romani i Aziz Mustafës, Nëse vdekja pret”…

Me shkrime të tjera kritike e poetike, në këtë numër të revistës letrare – kulturore AGMIA, paraqiteen edhe :

Anton Nikë Berisha, ( Studim i rëndësishëm për veprën e Petro Markos)

Klejda Plangarica, me një cikël poetik),

Dr. Sarë Gjergji, me vështrimin, “Logocentrizmi poetik dhe filozofik në veprën “Prushi i bukurisë” të Anton Nikë Berishës.

Shefqet Dibrani, me vështrimin letrar, ” Elegji për poetin që s’mund të harrohet,

Sherafedin Kadriu, me qasjen, ” Poezi e mëkatit të ëmbël”, nxitur nga vëllimi poetik i Muhamet Halilit, “Kasaforta erotike”,

Biser Mehmeti kësaj radhe na paraqiitet me një cikël poetik.

Ky numër i revistës AGMIA përmbyllet me paraqitjen e dy botimeve të reja: “Një himn për jetën dhe njeriun e këtij nënqielli” që ka të bëj me vëllimin poetik të Sherafedin Kadriut, “Kur vdesin ngjyrat si dhe. shkrimi , “Libri që shprush një botë ndjenjash të njeriut”, që vë në dukje librin poetik të sapobotuar të Sabit rrustemit, “Shprush nëpër dej”.

(K. Rexha)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.