DYLON

Vjen nga regjioni i Mitrovicës për të vjedh në Velekincë, kapet nga policia

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë raportuar për dy raste të ndryshme që kanë ndodhur në fshatin Velekincë të Gjilanit, një rast të një tentim vjedhjeje dhe një rast i posedimit të narkotikëve. Duke raportuar për rastin e parë, mësohet se është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti së bashku me dy të dyshuar të tjerë ka tentuar të kryejë një vjedhje në shtëpinë e viktimës në fshatin Velekincë të Gjilanit.

Njësiti patrullues ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe ka konstatuar se i njëjti është nga regjioni i Mitrovicës e së bashku me dy të dyshuar të tjerë ka shkuar në lokacionin e cekur me qëllim të vjedhjes.

EkoHigjiena

I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer vjedhje nëpër shtëpi të ndryshme. Dy të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Ndërsa, në rastin tjetër, mësohet se ankuesi ka raportuar se ka vërejtur se një i dyshuar i panjohur nga një veturë ka hedhur në tokë një qese. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se ka të bëjë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 15 gramë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.