DYLON

Vjen dhe poezia e zgjedhur e Frederik Rreshpjes

Vjen dhe poezia e zgjedhur e Frederik Rreshpjes
Avatar photo Redaksia

Njëri ndër lirikët më të mirë të letërsisë shqipe, Frederik Rreshpja, tashmë i ndjerë paraqitet para lexuesit në Kosovë, me një vëllim të zgjedhur poezish, falë Shtëpisë botuese “Beqir Musliu” si dhe studiuesit të letërsisë e romansierit të shquar gjithashtu, prof dr. Anton Nikë Berishës.

Nën titullin ERA PËRKUND PIKËLLIMIN E LULEVE, janë përzgjedhur dhe kanë gjetur vend 97 poezitë më të mira të Rreshpjes, të botuara për të gjallë të autorit në pesë vëllimet poetike;”Rapsodi shqiptare” ( 1968, “Në këtë qytet”, (1973), “ERdhi ora të vdes përsëri” ( 1994), “Lirika të zgjedhura”, (1996 ) dhe “Vetmi”, ( 2004 ).

Njëri nga përzgjedhësit dhe studiuesit më të mirë të letërsisë sonë , prof dr. Anton Nikë Berisha, këto poezi i ka ndarë dhe radhitur sipas pesë cikleve : ” “Dhembja ime ulërin nëpër qiej”, “Vetmi ose dimri loton nëpër gurë”, “Më zgjojnë shkreptimat e ëndrrave”, “Dal e të pres buzë një reje” dhe “Në çdo gur fshehet një statujë nëne”. të cilat shoqërohen me një vlerësim të gjerë e të thuktë kritikë, çfarë nuk iu ka bërë deri më sot poezisë së Rreshpjes si dhe përmbyllet me “Shënimet për autorin”.

EkoHigjiena

Kjo zgjedhje poetike nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” , vjen 43 vite pas botimit të vëllimit të zgjedhur me poezi ” Enise, enise” nga Redaksia e botimeve “Rilindja ( 1975), e cila që nga ajo kohë pat zgjuar kureshtjen për këtë autor, që tashmë paraqitet shumë më i kompletuar dhe me vlerë të mirëfilltë artistike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.