DYLON

Vjedhje pylli në Bjeshkët e Moknës dhe të Radushës

Vjedhje pylli në Bjeshkët e Moknës dhe të Radushës
Avatar photo Redaksia

Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës, në raportin  24 orësh ka bërë me dije për dy raste vjedhje pylli, që janë regjistruar në Bjeshkët e Moknës dhe në Bjeshkët e Radushës.

Në të dyja rastet, në konsultim me prokurorin, drunjtë janë sekuestruar së bashku me automjetet, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

EkoHigjiena

VJEDHJE E PYLLIT

·         Bjeshka e Moknes, 27.10.2021-18:30. Njësitet policore pasi kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar automjetin, gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar dru teknik- bredhi (10-copë) pa dokumentacion të rregullt. Sipas APK-së, sasia e masës drunore ishte 4.39 m3. Në konsultim me prokurorin, drunjtë janë sekuestruar së bashku me automjetin, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

·         Bjeshka e Radushes 27.10.2021-14:30. Njësitet policore pasi kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar automjetin, gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar dru për djegie rreth 3-m3 pa dokumentacion të rregullt. Në konsultim me prokurorin, drunjtë janë sekuestruar së bashku me automjetin, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.