Departamenti i Policisë Kufitare të Kosovës, në raportin 24 orësh ka bërë me dije për dy raste vjedhje pylli, që janë regjistruar në Bjeshkët e Moknës dhe në Bjeshkët e Radushës.
Në të dyja rastet, në konsultim me prokurorin, drunjtë janë sekuestruar së bashku me automjetet, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E PYLLIT
· Bjeshka e Moknes, 27.10.2021-18:30. Njësitet policore pasi kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar automjetin, gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar dru teknik- bredhi (10-copë) pa dokumentacion të rregullt. Sipas APK-së, sasia e masës drunore ishte 4.39 m3. Në konsultim me prokurorin, drunjtë janë sekuestruar së bashku me automjetin, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
· Bjeshka e Radushes 27.10.2021-14:30. Njësitet policore pasi kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar automjetin, gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar dru për djegie rreth 3-m3 pa dokumentacion të rregullt. Në konsultim me prokurorin, drunjtë janë sekuestruar së bashku me automjetin, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.