/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Pasjan të komunës së Parteshit, ankuesi prift i kishës ortodokse serbe raporton në Policinë e Kosovës se gjatë natës është thyer objekti ndihmës i kishës së fshatit ku prej kasës janë vjedhur rreth 20000 dinar serb ose rreth 180 Euro.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se pas një pune operative në terren janë identifikuar dy tê dyshimtit, që të dy serb shtetas të Kosovës, ku njëri nga ta është mirëmbajtës i kishës dhe kopshtit.
Në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshimtit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë ndaluar për 48 orë . Rasti i referohet Prokurorisë Themelore, thotë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/