DYLON

Vizitojnë Kazermën e Gjilanit, respektivisht Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së

Vizitojnë Kazermën e Gjilanit, respektivisht Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enis Kervan, së bashku me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade dr. Sven Lange, vizituan kazermën e Gjilanit, respektivisht Regjimentin e Parë të Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Delegacioni u prit nga zëvendëskomandanti i regjimentit, major Gëzim Osmani, i shoqëruar nga oficerë dhe pjesëtarë të njësisë. Në fillim të takimit, delegacioni u informua për punët, detyrat dhe përgjegjësitë e regjimentit dhe më pas u prezantuan shkurtimisht aktivitetet, kapacitetet dhe zhvillimet në këtë regjiment këmbësorie.

EkoHigjiena

Gjatë vizitës, zëvendësministri Kervan dhe gjeneral brigade dr. Sven Lange vizituan nga afër kursin trajnues, duke përfshirë aspektet teorike praktike.

Me këtë rast, ata u njoftuan me kushtet në terren, nivelin e përgatitjes profesionale dhe gatishmërinë operacionale të njësisë.

Zëvendësministri Kervan vlerësoi lart përkushtimin, disiplinën dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të FSK-së, duke theksuar rëndësinë e trajnimeve të vazhdueshme për rritjen e gatishmërisë dhe efektivitetit operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi se e ardhmja e FSK-së lidhet ngushtë me integrimin euroatlantik dhe zhvillimin sipas standardeve të NATO-s, përmes investimeve të vazhdueshme në shërbim, trajnime dhe ngritje standardesh në përputhje me praktikat ndërkombëtare. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.