DYLON

Vizitojnë ’Fshatin e Lumtur’, për të parë nga afër objektet dhe mundësitë e funksionalizimit sa më të shpejtë të tij

Vizitojnë ’Fshatin e Lumtur’, për të parë nga afër objektet dhe mundësitë e funksionalizimit sa më të shpejtë të tij
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS),  Aurorë Osmani, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Selvete Sylejmani dhe drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Arbenita Hajdari, vizituan sot ’Fshatin e Lumtur’, për të parë nga afër objektet dhe mundësitë e funksionalizimit sa më të shpejtë të tij.

Osmani  ka bërë me dije se me vëmendje më të madhe u diskutuan objektet e parapara për ambiente shkollore dhe ambulanca.

EkoHigjiena

Sipas saj, është sfidë në vetvete funksionalizimi, meqë në buxhetin e sivjetëm nuk janë paraparë mjete financiare që mundësojnë funksionalizimin e këtij projekti.

“Në vazhdimësi po angazhohemi me të gjithë akterët relevantë, për të punuar fuqishëm në realizimin e nevojave dhe kërkesave që janë dukshëm të mëdha, si në aspektin e inkuadrimit të stafit profesional, e gjithashtu në aspektin teknik të punimeve të papërfunduara”.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.