• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Kamenicë

Vizitojnë fermerët e Zajqecit për të parë dëmet e shkaktuara nga breshëri

Redaksia 2LONLINE 5 Gusht, 2020 3 min
 Vizitojnë fermerët e Zajqecit për të parë dëmet e shkaktuara nga breshëri

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi dhe zyrtarë nga kjo drejtori, kanë vizituar fshatin Zajqec për të parë nga afër dëmet që iu janë shkaktuar së fundmi fermerëve nga breshëri.

Fermerët të cilët u vizituan janë fermerë që merren me kultivimin e pemëve në sipërfaqe të mëdha.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se fermerëve u kanë sqaruar se komisioni i krijuar nga komuna do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe do t’i dërgojnë në Ministrinë e Bujqësisë.

“Ditë më parë bashkë me drejtorin e bujqësisë Naim Arifin, vizituam fshatin Zajqec i cili ka qenë më i prekur nga dëmet e shkaktuara nga breshëri. Këtyre fermerëve që merren me kultivimin e pemëve me sipërfaqe të mëdha, i siguruam që komisioni i krijuar nga komuna do të bëj vlerësimin e dëmeve të cilat mund t’i dërgojnë më pas në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë Kastrati.

Ndërsa edhe Drejtori i DPBZHR-së, Naim Arifi tha se kjo vizitë u bë me qëllim të njoftimit nga afër për dëmet e shkaktuara nga breshëri, dhe për t’i dal në ndihmë këtyre fermerëve.

“Kjo vizitë u bë për qëllim të njoftimin nga afër me dëmet e shkaktuara breshëri në Zajqec, dhe për të shprehur përkushtimin tonë si drejtori dhe si komunë për t’i dalë në ndihmë fermerëve tanë, për të ofruar sa më shumë prodhime vendore”, tha Arifi.

Ndryshe drejtoria e DPBZHR-së ka formuar edhe një komision i cili është duke realizuar vizita në teren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri, dhe pastaj këto vlerësime palët mund t’i dërgojnë në ministrinë përkatëse.

Etiketa:aktuale breshëri drejtorin Arifi fermeret Kryetari Kastrati Zajqeci
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

4 Korrik, 2022
Art/Kult

PLEPISHTA E FËMIJËRISË

4 Korrik, 2022
Nacionale

Ja cilat vendime i mori sot Qeveria e Kosovës

4 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti mirëpriti delegacionin nga shteti i Iowa-s

4 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Fushata e korrje-shirjeve në Gjilan do të fillojë më 10 korrik

4 Korrik, 2022

Policia: Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

4 Korrik, 2022

Arrestohen për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe “Posedim i narkotikëve’’

4 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com