DYLON

Vizitojnë familjet strehuese, mirënjohje dhe respekt i thellë për këto familje

Vizitojnë familjet strehuese, mirënjohje dhe respekt i thellë për këto familje
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, në Komunën e Gjilanit Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me Shefin e Shërbimit Social, Mehat Berisha, dhe zyrtaren për çështje sociale, Salihe Aliu, zhvilluan një vizitë te dy familjet strehuese shembullore të Komunës së Gjilanit: familja Hakile dhe Muharrem Lutfiu dhe familja Alije dhe Aziz Hamdiu.

Sipas drejtoreshës, vizita kishte për qëllim shprehjen e mirënjohjes dhe vlerësimit institucional për misionin e jashtëzakonshëm human që këto familje kanë përmbushur ndër vite. Me përkushtim, dashuri dhe përgjegjësi të lartë, ato kanë strehuar dhe rritur dhjetëra fëmijë pa përkujdesje prindërore, duke u ofruar jo vetëm një strehë, por edhe ngrohtësi familjare, siguri dhe shpresë për një jetë më të mirë.

EkoHigjiena

“Falë këtij angazhimi të rrallë dhe shembullor, familja Hakile dhe Muharrem Lutfiu dhe familja Alije dhe Aziz Hamdiu janë nderuar edhe me çmime presidenciale, si ndër familjet më të mira strehuese në Kosovë. Ato janë krenari e Komunës së Gjilanit dhe model i vlerave më të larta njerëzore”, ka thënë drejtoresha Mimoza Kadriu Qerimi.

Ajo shtoi se Komuna e Gjilanit ka nevojë edhe për familje të tjera strehuese.

“Prandaj, i ftojmë të gjithë qytetarët që kanë vullnet, dashuri dhe gatishmëri për t’u kujdesur për një fëmijë në nevojë, të paraqiten në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Të bëhesh familje strehuese do të thotë t’i japësh një fëmije mundësinë të rritet me dashuri, dinjitet dhe shpresë”, ka thënë Mimoza Kadriu Qerimi.

Mirënjohje dhe respekt i thellë për këto dy familje fisnike, të cilat me veprat e tyre dëshmojnë se humanizmi është vlera më e madhe që mund t’i dhurojmë shoqërisë sonë.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.