DYLON

Vizitojnë Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Gjilan

Vizitojnë Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Batalioni i Parë i Reagimit të Shpejtë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ishte nikoqir i ushtarakëve, diplomatëve ushtarakë të shteteve partnere të FSK-së, pjesëmarrës të konferencës dyditore “FSK dhe Partnerët’’.

Fillimisht, diplomatët ushtarakë u pritën në kazermën ,,New Born’’ nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi, ushtruesi i detyrës së komandantit të Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSH), kolonel Xhevahir Geci si dhe nga komandanti i Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë, major Berat Shala.

Në takimin e organizuar për nder të atasheve ushtarakë të shteteve mike të Kosovës, me të cilat FSK-ja ka marrëveshje dypalëshe, një fjalë rasti e mbajti kolonel Xhevahir Geci, i cili i njoftoi ushtarakët e lartë ndërkombëtarë mbi misionin, detyrat dhe aktivitetet e brigadës që ai komandon.

EkoHigjiena

Më pas, major Berat Shala i njoftoi mysafirët më në hollësi lidhur me misionin, detyrat dhe aktivitetet e Batalionit të Parë të Reagimit të Shpejtë, profesionalizimin, shkollimet, trajnimet, stërvitjet, operacionet si dhe rezultatet e pjesëtarëve, brenda dhe jashtë vendit, si ato individuale po ashtu dhe grupore, të këtij batalioni.

Në përmbyllje të kësaj konference, atashetë ushtarakë të shteteve mike të akredituar në Republikën e Kosovës dhe në shtetet e rajonit, patën mundësi të njihen nga afër edhe me disa nga aktivitetet kryesore të BRSH-së, të kësaj njësie elitë të FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.