DYLON

Vizite pune në Danimarkë

Vizite pune në Danimarkë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të implementimit të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, një delegacion i lartë i Shërbimit Korrektues të Kosovës, i kryesuar nga dy zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, ka zhvilluar takimin e radhës me përfaqësuesit e palës daneze.

Gjatë takimit u diskutua për zbatimin e marrëveshjes nga të dyja palët, për planin e përshtatjes së objektit sipas standardeve daneze, planin e trajnimit për zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, si dhe për çështje të tjera me rëndësi.

EkoHigjiena

Delegacioni gjithashtu vizitoi zyrtarët korrektues nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan, të cilët tash e tre muaj po ndjekin trajnimin profesional në sistemin korrektues të Danimarkës.

Zyrtarët kosovarë u vlerësuan lartë për përkushtimin dhe rezultatet e arritura, si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik, duke dëshmuar gatishmërinë e tyre për të sjellë përvoja dhe standarde të avancuara në sistemin korrektues të Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.