DYLON

Vizitë në UKZ për akreditimin e programit “Analizë Ekonomike dhe Politikë Zhvillimore”

Vizitë në UKZ për akreditimin e programit “Analizë Ekonomike dhe Politikë Zhvillimore”
Avatar photo Redaksia

Vizitë në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për akreditimin e programit të studimeve “Analizë Ekonomike dhe Politikë Zhvillimore”, MSc, nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA).

Gjatë kësaj vizite, ekipi i ekspertëve, i përbërë nga Goran Oblakovic – ekspert, Rainer Harms – ekspert (online), Asnate Kazoka – përfaqësuese e studentëve (online), kurse nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, vizitën e koordinuan Milot Hasangjekaj – Udhëheqës i Divizionit të Pas-Akreditimit në AKA.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite, u mbajtën takime me menaxhmentin e universitetit, përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë, stafin akademik, studentët, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe institucioneve publike që bashkëpunojnë me UKZ-në.

Takimet e zhvilluara ishin të ndara në disa sesione, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantojnë përvojat dhe perspektivat e tyre lidhur me programin “Analizë Ekonomike dhe Politikë Zhvillimore”.

Në këtë proces, ekspertët patën mundësinë të njihen nga afër me cilësinë akademike, infrastrukturën universitare dhe ndikimin e programit në tregun e punës. Takimet u karakterizuan nga diskutime të hapura mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të programit.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i përkushtuar ndaj rritjes së cilësisë në arsimin e lartë dhe sigurimit të programeve akademike konkurruese dhe të përshtatshme me nevojat e tregut të punës.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” mbetet i angazhuar për të ofruar programe akademike cilësore, të orientuara drejt zhvillimit profesional të studentëve dhe përputhshmërisë me kërkesat e tregut të punës. Përmes proceseve të rregullta të akreditimit dhe përmirësimeve të vazhdueshme, UKZ synon të rrisë standardet akademike dhe të krijojë mundësi të reja për studentët e saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.