DYLON

Vizitë në Njësinë e Zjarrfikësve në Kamenicë, organizata QDTI dhuron pajisje

Vizitë në Njësinë e Zjarrfikësve në Kamenicë, organizata QDTI dhuron pajisje
Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, së bashku me Drejtorin e DSHPAIE, Zotrim Kastrati, kanë vizituar Njësinë e Zjarrfikësve, ku janë njohur nga afër me punën, angazhimin dhe sfidat me të cilat përballen zjarrfikësit gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në shërbim të qytetarëve.

Gjatë kësaj vizite, u diskutua për nevojat e kësaj njësie, rëndësinë e përmirësimit të kushteve të punës dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente.

EkoHigjiena

Në kuadër të këtij aktiviteti, organizata QDTI ka dhuruar disa pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për reagim në situata emergjente.

Komuna e Kamenicës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për organizatën QDTI për këtë kontribut të rëndësishëm, i cili ndihmon në mbështetjen e zjarrfikësve dhe në rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Komuna mbetet e përkushtuar për të mbështetur shërbimet emergjente dhe për të krijuar kushte sa më të mira për të gjithë ata që çdo ditë angazhohen për mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.