DYLON

Vizitë në katër shkolla të qytetit

Avatar photo Redaksia

Të hënën në ditën e parë të javën  në ora 7 e 30 minuta  Inspektorët  e Arsimit Rajonal  të Gjilanit,vizituan katër shkollat e qytetit të Kamenicës.

Fillimi i vizitave  ishte verifikimi-konstatimi  i kushteve higjienike në shkolla, si dhe fillimi i punës për nxënës dhe mësimdhënës në ndërrimin e paradites.

EkoHigjiena

Inspektorët hynë nëpër të gjitha mësonjëtoret për të pa vetë gjendjen faktike të higjienës dhe mirëmbajtjes së tyre .Ata theksuan se këso vizita do të bëhen në të gjitha shkollat e komunës së Kamenices,  për të ruajtur kontinuitetin e vazhdueshëm të punës institucionale.

Këto vizita kanë karakter  të angazhimit dhe rritjes së cilësisë në punën  e përditshme që behet në arsimin e komunës së kamenicës. /2lonline/