Një takim i veçantë u mbajt së fundmi në ambientet e kompanisë Fetaxid, një biznes me histori të pasur 36-vjeçare, në prani të pronarit dhe drejtuesit të saj, Fehmi Fetahi dhe ekipit të tij.
Takimi, i cili shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar të biznesit, kishte gjithashtu nderin të presë Ambasadorin e Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, së bashku me zëvendësambasadoren Shukrije Ramadani, si dhe përfaqëues të bizneseve të ndryshme anëtare të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, shkruan albinfo.ch.
Fetaxid, e themeluar nga Fehmi Fetahi, është një shembull frymëzues i suksesit dhe punës së palodhur të diasporës shqiptare. Me një angazhim të përkushtuar ndaj cilësisë dhe inovacionit, kompania ka kontribuar ndjeshëm në tregjet ku operon në Zvicër, duke u bërë një model i mirëfilltë biznesi.
shkrimin e plot ne albinfo.ch