DYLON

Vizitë edukative në Future Minds Academy

Vizitë edukative në Future Minds Academy
Redaksia

Zyra për Këshillim në Karrierë, me disa nxënës të përzgjedhur të përzgjedhur të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan, së bashku me këshilltarin e karrierës,  Enver Sadiku, realizuan një vizitë në Future Minds Academy, ku patën mundësinë të njihen nga afër me të arriturat dhe risitë më të fundit në fushën e teknologjisë.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit u informuan për mënyrën e funksionimit të teknologjisë më të re të robotikës, procesin e projektimit si dhe për përdorimin e printerëve 3D në krijimin e pjesëve të ndryshme dhe modeleve inovative. Nga projektuesë të Future Minds Academy ata patën mundësinë të shohin se si idetë shndërrohen në projekte konkrete përmes kreativitetit, teknologjisë dhe punës praktike.

EkoHigjiena

Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e vlefshme për të zgjeruar njohuritë e nxënësve, për të nxitur interesimin e tyre për shkencën, teknologjinë, inxhinierinë dhe inovacionin, si dhe për t’i orientuar ata drejt mundësive të reja në zhvillimin e karrierës së tyre të ardhshme.

Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahetmi” dhe Future Minds Academy kanë rënë në pëlqim se ka shumë fusha ku mund të bashkëpunojnë, andaj bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Falënderojmë ekipin e Future Minds për mikpritjen dhe përvojën e vlefshme, e cila i motivon të rinjtë të eksplorojnë, të krijojnë dhe të mendojnë për të ardhmen përmes teknologjisë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.