(2LONLINE) – Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, është kthyer nga vizita dyditore në Kantonin Jura të Zvicrës ku pati takime të shumta me autoritetet e atjeshme si dhe mori pjesë në festimet për gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kryetari Sinani para qindra bashkombasve ka folur për rëndësinë e madhe që ka luahtur disapora jonë për pavarësinë e vendit si dhe I ka falënderuar qytetarët shqiptarë të Kantonit Jura për punën e mirë që po bëjnë në afrimin e autoriteteve kosovare dhe atyre zvicerane. Kryetari Sinani ka nderuar me mirënjëhje Bashkësinë Shqiptare të Kantonit Jura me motivacionin për avansimin e pozitës së shqiptarëve në Kantonin Jura dhe për thellimin e mardhënieve në mes të qytetit të Delemontit dhe Kamenicës, transmeton Radio Premiera.
Kryetari i Bashkësisë Shqiptare Xhevxhedin Ahmeti e ka falënderar shumë Kryetarin Sinani për mirënjohjen dhe është zotuar se së bashku me kryesinë e shoqatës do të vazhdojnë edhe më tutje të kontribojnë për shqiptarët si në Jura ashtu edhe në Kosovë. Kryetari Sinani ka zhvilluar gjatë dy ditëve takime të shumta me autoritetet kantonale të Jura-s përfshirë kryetarin e Qeverisë së këtij kantoni Micheal Probst, deputet kantonal si dhe takim te veqantë ka zhvilluar edhe me kryetarin e Delemontit Pierre Kohler.
Ne keto takime, kryetari Sinani ka kerkuar intesifikim dhe thellim te marredhenieve mes komunes se Kamenices dhe Kantonit Jura. Kryetari Sinani e ka ftuar kryetarin e Qeverise se Kantonit Jura per vizite ne Kamenice ndersa ai u shpreh i gatshem te vizitoje Kamenicen dhe te thelloj bashkepunimin me komunën tonë. Po ashtu, gjate takimit me kryetarin Pierre Kohler, kryetari Sinani ka folur per nje projekt me interes vital per qytetaret e Kamenicës siq eshte trajtimi i ujerave te zeza. Qyeteti i Delemontit e ka nje lumë në gjatësi të njejtë me atë të Kamenicës, ndersa perreth tij shtrihet projekti i ujerave te zeza te cilat perfundojnë në impiant modern.
Kryetari Sinani ka marr premtime se shumë shpejt një ekip ekspertesh nga Delemonti do t`ia sjellin Kamenicës si donacion projektin e detajuar per trajtimin e ujerave të zeza. Kryetari Sinani gjatë qëndrimit në Delemont ka takuar edhe biznesmen të dalluar shqiptarë te cilet i ka ftuar qe të vizitojnë Kamenicën dhe të shohin mundesitë qe i ofron kjo komunë për investime në projekte të ndryshme me interes të zhvillimit ekonomik./2lonline/