DYLON

Vizitë e ekspertit të arsimit Xhavit Rexhaj në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, diskutime për sfidat dhe zhvillimin e arsimit

Vizitë e ekspertit të arsimit Xhavit Rexhaj në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, diskutime për sfidat dhe zhvillimin e arsimit
Avatar photo Redaksia

Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan ka mirëpritur ekspertin e arsimit, Xhavit Rexhaj, me të cilin janë zhvilluar diskutime për misionin e shkollës, cilësinë e arsimit dhe sfidat me të cilat përballet procesi edukativo-arsimor.

Gjatë vizitës, drejtori i gjimnazit, Ilir Vokshi, e ka njoftuar Rexhajn me historikun e shkollës, punën dhe angazhimin e stafit, si dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë periudhës së fundit. Në fokus të bashkëbisedimit ishte edhe rëndësia e krijimit të një mjedisi të përshtatshëm për nxënësit dhe roli i shkollës në formimin e brezave të rinj.

EkoHigjiena

Sipas drejtorit Vokshi, diskutimi ka përfshirë edhe nevojën për zhvillim të vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve, përmirësimin e praktikave të mësimdhënies dhe përshtatjen e shkollës me kërkesat dhe ndryshimet e kohës.

“Vizita të tilla janë një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide, përvoja dhe pikëpamje rreth arsimit dhe zhvillimit të shkollës sonë. Bashkëbisedimi me ekspertë të arsimit na ndihmon të reflektojmë mbi sfidat dhe të kërkojmë mënyra të reja për t’iu përgjigjur sa më mirë nevojave të nxënësve”, ka deklaruar Ilir Vokshi.

Drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini” e ka falënderuar Xhavit Rexhajn për vizitën dhe kohën e kushtuar, duke vlerësuar bashkëbisedimin si një mundësi për forcimin e përkushtimit ndaj një arsimi më cilësor dhe një shkolle ku nxënësi mbetet në qendër.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.