DYLON

Vizitë e delegacionit të UKZ-së në Universitetin “Celal Bayar” në Manisa të Turqisë

Vizitë e delegacionit të UKZ-së në Universitetin “Celal Bayar” në Manisa të Turqisë
Avatar photo Redaksia

Një delegacion i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Universitetin “Celal Bayar” në Manisa të Turqisë. Delegacioni përbëhet nga Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të UKZ-së, Prof. Ass. Dr. Shejnaze Gagica.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i UKZ-së u prit në takim zyrtar nga Rektorja e Universitetit të Manisas, ku u diskutuan mundësi të shumta për thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet dy universiteteve. Në fokus të takimit ishte rritja e mobiliteteve të studentëve dhe stafit akademik e administrativ, bashkëpunimi në projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore dhe shkëmbimi i përvojave në fushat e menaxhimit universitar, digjitalizimit dhe inovacionit.

EkoHigjiena

Një nga momentet kryesore të vizitës ishte nënshkrimi i një Marrëveshjeje Bashkëpunimi ndërmjet Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe Universitetit “Celal Bayar”, e cila synon të formalizojë dhe forcojë lidhjet akademike dhe institucionale. Kjo marrëveshje do të shërbejë si bazë për zhvillimin e programeve të përbashkëta në të gjitha nivelet e studimeve (bachelor, master dhe doktoraturë), si dhe për realizimin e projekteve të përbashkëta me industrinë dhe përfshirjen aktive në programet evropiane si Erasmus+ CBHE, VET dhe Horizon Europe.

Me këtë rast, Rektori i UKZ-së, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe për krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin. Ai vlerësoi mikpritjen dhe gatishmërinë e Universitetit të Manisas për bashkëpunim afatgjatë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.