DYLON

Vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë duhet shtruar si çështje edhe në Bruksel

Avatar photo Redaksia

Ministri i Jashtëm në detyrë, Petrit Selimi, në këtë intervistë për “Epokën e re” ka folur për situatën rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë. Selimi mendon se Qeveria duhet t’i qartësojë rregullat e këtyre vizitave, duke e shtruar si çështje edhe në Bruksel. Ai i ka bërë thirrje edhe Prokurorisë së Shtetit që të iniciojë rastet për krime të luftës.

Po ashtu, Selimi ka pohuar se Enver Hoxhaj është personi me adekuat për postin e ministrit të Jashtëm. Duke folur për nismat e tij “Gërmia Hill” dhe “Dialogu ndërfetar”, ai ka thënë se tashme këto nisma janë bërë nisma qeveritare.

EkoHigjiena

Selimi ka hedhur poshtë pohimet e opozitës se inaugurimi i presidentit ishte bojkot ndërkombëtar, duke i quajtur këto pohime si “deklarata hejterash”.

Ministri i Jashtëm në detyrë, i cili ka qenë anëtar i Komisionit Shtetëror për Lirinë Fetare, ka shprehur përkrahje të madhe për nismën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ta futur mësimin mbi fe në shkolla.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.