DYLON

Vizita në “Trocal”: Haziri i kënaqur me zhvillimin e kompanive prodhuese në Gjilan

Vizita në “Trocal”: Haziri i kënaqur me zhvillimin e kompanive prodhuese në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Arbër Ismajli dhe drejtorët komunal, kanë vizituar sot prodhuesin e produkteve të plastikës dhe aluminit “Trocal”, ku kanë përcjellur nga afër prodhimin që bëhet aty dhe eksportin që ky prodhues e bënë në shtetet e BE-së dhe shtetet regjionale.

“Jam duke vizituar prodhuesit e ndryshëm në Komunën e Gjilanit para përfundimit të këtij viti të bereçetshëm. Jemi këtu te Inter Plast “Trocal”, në Gjilan për të parë nga afër rritjen e kapaciteteve prodhuese që bëhen këtu, pastaj investimet që pronari ka bërë dhe plasimin e suksesshëm të produkteve në eksport gjithandej. Gjilani gradualisht po del në terrenin e një qyteti që po zhvillohet dhe po shkon drejtë prodhimit dhe ky fakt më gëzon shumë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai gjithashtu ka potencuar se në ditët e ardhshme do të bëhen vizita në sektorin e përpunimit të ushqimit, që Gjilanin e nxjerr në mesin e Komunave të para me prodhim në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Haziri gjithashtu ka thënë se rasti i “Trocal” është për t’u përshëndetur sepse tashmë është permanent një shitës i prodhimeve për shtetet e BE-së dhe siç ka thënë ai, ky është një shembull i mirë se si arrihet të depërtohet në shtetet e zhvilluara përmes kualitetit të produktit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.