DYLON

Vizita në Doganën e Kosovës e gjyqtarëve të sapoemëruar

Vizita në Doganën e Kosovës e gjyqtarëve të sapoemëruar
Avatar photo Redaksia

Gjyqtarët e sapoemëruar (gjenerata X) në kuadër të Programit për Trajnime Fillestare janë duke e realizuar vizitën në Doganën e Republikës së Kosovës.

Kjo vizitë është vazhdimësi e vizitave të realizuara nga Gjyqtarët në Institucione jo gjyqësore sipas programi të trajnimit fillestar.

EkoHigjiena

Qëllimi i vizitës është që gjyqtarët të njihen më për së afërmi me punën dhe veprimtarinë e Doganës, historikun e zhvillimit të doganës, kompetencat e tyre, si dhe ndërlidhjen e punës së gjyqtarëve me doganën.

Objekt i shqyrtimit gjatë trajnimit janë veprat penale doganore, fillimi i procedurës, veprimet hetimore nga policia, mbledhja e provave deri tek kallëzimi penal.

Gjithashtu do të diskutohen edhe veprat penale të krimit të organizuar, kontrabanda e mallrave, mashtrimi i konsumatorëve, dhënja dhe marrja e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës zyrtare.

Trajnimi është duke u zhvilluar në mënyrë interaktive mes pjesëmarrësve dhe dy trajnuesve të angazhuar nga Dogana, z. Liridon Buzhala dhe z. Ajet Sejdija. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.