DYLON

Vizita e të Ngarkuarës me Punë të SHBA-së në Doganën e Kosovës

Vizita e të Ngarkuarës me Punë të SHBA-së në Doganën e Kosovës
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti sot të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Shkëlqesinë e Saj znj. Anu Prattipati.

Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit në fushat e lehtësimit të tregtisë, forcimit të integritetit institucional dhe avancimit të kapaciteteve profesionale përmes programeve të asistencës teknike. Drejtori Llugaliu diskutoi për arritjet e deritanishme dhe shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit me synim rritjen e transparencës, sigurisë dhe efikasitetit doganor.

EkoHigjiena

Drejtori Llugaliu shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet thelbësor për forcimin e kapaciteteve doganore dhe avancimin e standardeve të shërbimit për qytetarët dhe komunitetin e biznesit.

E Ngarkuara me Punë të Ambasadës së SHBA në Kosovë, Shkëlqesia e saj znj. Anu Prattipati. mirëpret përpjekjet që forcojnë tregtinë dypalëshe dhe rritjen ekonomike për të dy vendet tona.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar me reformat dhe modernizimin e proceseve, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.