DYLON

Vizita e Presidentit Begaj, e veçantë për ta rikthyer në vëmendjen historike peshën e veprimtarëve si Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

Vizita e Presidentit Begaj, e veçantë për ta rikthyer në vëmendjen historike peshën e veprimtarëve si Rexhep Mala e Nuhi Berisha!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Mehmetali Rexhepi

Më erdhi mirë shkuarja e drejtuar nga agjenda e Presidentit të Shqipërisë për ta vizituar Shtëpinë e sypatremburit atdhetar, heroit të epopesë së Kodrës së Trimave Rexhep Malës!

EkoHigjiena

Ishte një veprim simbolik mjaftë domethënës, një lloj pelegrinazhi që nuk duhej t`iu mungonte asnjë udhëheqësi të lartë shqiptar, qoftë nga Shqipëria e hapësirës londineze, qoftë nga një pjesë e saj, e Dardanisë, të cilën po e quajmë Republikë e Kosovës!

Por, vizita e Presidentit Bajram Begaj kishte peshë të veçantë për ta rikthyer në vëmendjen historike peshën e veprimtarëve si Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

Me të drejtë Ismet Sylejmani shqiptoi zëshëm nderimin që iu bë heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha nga vizita e Presidentit duke vajtur në Shtëpinë e burrit të madhërishëm, babait të Rexhës Mehmet Malës.

Për mua si shok i Epit, që të dy gjimnazistë, kishte peshë oda, ku dhe kur mblidheshim me Nijaziun (Korça), Hilmiun (Ramadani), Nijazi Musmuratin… Aty shtronim të vetmën temë madhore, aq sa dinim e sa mundnim, temën e atdheut të robëruar… Rexha fliste pak sepse ai mëtonte t`i fliste veprimi konkret, veprimtaria ilegale e gjysmë ilegale, madje dhe legale konkrete.

Më dhemb kur anashkalohen në përvjetorët e tyre figurat e madhërishme, si Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Adem Demaçi e Metush Krasniqi dhe të tjerë të bëmave atdhetare. Këta janë historia jonë më e re. Përse në Gjilan të mos dinë brezat e rinj, nxënësit e shkollave të cikleve parauniversitare për prijësit e qëndresës së paepur, së paku t`u shënohen përvjetorët, t`iu dihen shtëpitë që të lartpërmendurit fare pak i gëzuan…

Në këso ethesh të zotërimeve gjeopolitike, të rreziqeve nga ruso-serbët atdhetaria duhet të jetë strumbullari ynë përbashkues! Nuk duhet ta humbim busullën e orientimit kombëtar në mjegullën e pacifizmit islamik. Nuk guxojmë ta nxjerrim fenë para kombit, para interesave kombëtare, do të ishte e pafalshme!   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.