Nëntë nxënës të shkollës profesionale IAAP “Andrea Durrësaku”, në Kamenicë, po qëndrojnë në Komunën e Mustafa Kemal Pashës në Turqi.
Kjo vizitë po bëhet në kuadër të binjakëzimit që Komuna e Kamenicës ka me këtë komunë nga Republika e Turqisë.
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Kamenicë Afrim Dervishi së bashku me nxënësit kanë takuar edhe Drejtorin e Drejtorisë për Arsim në këtë komunë Veysel Çalik si dhe Kryetarin e Komunës së Mustafa Kemal Pashës Shukri Erdan.
Në kuadër të kësaj vizite në Turqi është nënshkruar dhe marrëveshja që përcakton bashkëpunimin ndërinstitucional të institucioneve arsimore të të dy komunave.
Këto marrëveshje përfshijnë Gjimnazin “Ismail Qemali” dhe Çerdhen “Filizat” në Kamenicë dhe shkollën e mesme “Mustafakemalpasa Anadolu Lisesi” dhe institucionin parashkollor “Bursa Mustafakemalpasa Anakolu” nga Komuna e Mustafa Kemal Pashës.
Marrëveshjet në fjalë synojnë vëllazërimin e institucioneve në fjalë, duke ndarë praktikat dhe këmbimin e tyre. /2LONLINE/