DYLON

Vizita e Kryetarit Rexhepi, Kryesuesit Zogaj dhe Gjyqtarit Shala në Gjykatën Themelore në Gjilan

Vizita e Kryetarit Rexhepi, Kryesuesit Zogaj dhe Gjyqtarit Shala në Gjykatën Themelore në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Vizita e Kryetarit Rexhepi, Kryesuesit Zogaj dhe Gjyqtarit Shala në Gjykatën Themelore në Gjilan: Vlerësimi i progresit dhe performancës së gjykatës.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj si dhe Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi dhe Planit Strategjik për Efikasitetin e Trajtimin të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar, Afrim Shala, kanë vazhduar vizitën e tyre sot në Gjykatën Themelore në Gjilan, me ç’rastjanë pritur nga kryetari i kësaj gjykate, Venhar Salihu dhe gjyqtarët.

EkoHigjiena

Qëllimi i kësaj vizite ishte monitorimi i implementimit të planeve strategjike, vlerësimi i progresit në zgjidhjen e lëndëve, rritjes së performancës, uljes së numrit të lëndëve të pazgjidhura dhe realizimit të normës së lëndëve.

Gjatë vizitës, u vlerësua përkushtimi dhe angazhimi i Gjykatës Themelore në Gjilan dhe degët, në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e performancës së gjykatës dhe degët përkatëse.

Statistikat për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar dhe realizimi i normës për vitin 2024, pasqyrojnë angazhimin e stafit gjyqësor dhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e sistemit gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës vazhdon të mbështesë përpjekjet e gjykatave për përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve gjyqësore, duke siguruar që qytetarët të kenë një qasje më të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë në sistemin gjyqësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.