DYLON

Vizita e kryeministrit shqiptarë Edi Rama në Beograd

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

/Me shkasë : Me rastin e paralajmërimit që Kryeministri Shqiptarë Edi Rama më datën 10 Nëntor të këtij muaji do të viziton zyrtarisht edhe hapësirat etnike shqiptare./

EkoHigjiena

(2L ONLINE) – Kryeministrit shqiptarë Edi Rama t’ju dorëzohen në formë të shkruar shkalla e diskriminimit nga përfaqësuesit e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës gjatë vizitës historike pas 68 viteve. Institucionet e tri komunave shqiptare që do të takohen me Kryeministrin shqiptarë të gjitha të dhënat të përmbledhura në fakte, dëshmi e inserte filmike t’ia dorëzojnë Kryeministrit që këto të shërbejnë që shteti shqiptarë të shtron dhe ngritë në të gjitha instancat dhe mekanizmat e BE dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Është interes i posaçëm që kjo vizitë të shfrytëzohet në të gjitha mënyrat e mundshme pasi është historike, që kur në vitin 1946 ishte në vizitë ish-presidenti shqiptarë Enver Hoxha në Beograd dhe është takuar me Josip Broz Tito. Përfaqësuesit e tri komunave të jen unik dhe të kërkojnë realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive edhe para kryeministrit shqiptarë .

***
Kryeministri, së pari të kërkon nga instancat e Beogradit respektimin e referendumit të datës një dhe dy mars të vitit 1992, respektimi i sakrificës dhe vlerave të luftës së armatosur të UÇPMB-së ku të ndalen burgosjet dhe kurdisjet politike kundër ushtarëve dhe që amnistia dhe demilitarizimit i kësaj krahine, respektimin e marrëveshjes së Konçulit, ndaljen e diskriminimit të shqiptarëve, mungesa e krijimit të kushteve për të dëbuarit, zhvendosurit dhe të shpërngulurit nga kjo krahinë, vazhdimi i shpërnguljes dhe zbrazjes së heshtur, shlyerjes e emrave nga librat amzë që të zvogëlohet numri i shqiptarëve në këto tri Komuna. Mos investime dhe respektimi i punësimit në polici, gjykatë, kadastër dhe institucione tjera lokale qendrore por edhe përdorimi i gjuhës, simboleve kombëtarë, kulturë dhe ruajtja e monumenteve kulturo-historike nga kjo pjesë, investimin në këto pjesë hapjen e një universiteti publik në gjuhën shqipe.

E mira të mirës është që Kryeministrit Shqiptarë në këtë vizitë së pari të fillon vizitën duke u ndalu te vendi i lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës në Preshevë. Ku ndezja e qirinjve duhet të shpërndaj një mesazh të fuqishëm në të gjitha anët : Lapidari është hequr pa të drejtë dhe dhunshëm – por në mendjet, ndjenjat dhe në të gjitha zemrat tona shqiptare qëndron lapidari për jetë e motë ashtu krenar dhe i pa përkulur sa të jetë gjallë populli i jonë. Kryeministri do të duhej të ndan kohë edhe nga afër të shoh dhe bindet nga jeta që bëhet nëpër vendbanimet dhe lokalitetet të kësaj krahine. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.