DYLON

Vizita e kongresmenëve amerikan në Luginë sinjal i fuqishëm për mbështetjen e shqiptarëve

Vizita e kongresmenëve amerikan në Luginë sinjal i fuqishëm për mbështetjen e shqiptarëve
Avatar photo Redaksia

Nga: Kushtrim Kadriu

Vizita e kongresmenëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam në Luginën e Preshevës është një sinjal i qartë se çështja e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore vazhdon të tërheqë vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë. Kjo vizitë përbën një moment të rëndësishëm, edhe pse nuk është hera e parë që përfaqësues amerikanë të këtij niveli vizitojnë rajonin. Edhe në të kaluarën ka pasur vizita të ngjashme, të cilat kanë kontribuar në ndërkombëtarizimin e pozitës dhe sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.

EkoHigjiena

Kjo vizitë është gjithashtu rezultat i punës së gjatë dhe të vazhdueshme në fushën e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mbështetjen e lobit shqiptar dhe të shumë miqve amerikanë që kanë ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

Është e rëndësishme që institucionet vendore dhe faktori politik shqiptar të vazhdojnë angazhimin e tyre për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave civile, politike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke kërkuar trajtim të barabartë, përfaqësim të drejtë institucional dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.