DYLON

Vizita e Komisionit për Zhvillimin Ekonomik në Hungari

Avatar photo Redaksia

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisioni për Zhvillimin Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, i udhëhequr nga Muhamet Mustafa, kryetar dhe Sala Berisha-Shala, Fatmir Rexhepi dhe Besim Beqaj, anëtarë të këtij Komisioni, po qëndrojnë në vizitë zyrtare, si mysafirë të Parlamentit tëHungarisë, në Budapest. Ata po realizojnë një program të pasur të bisedimeve për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe të investimeve me këtë vend mik.

Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e ekonomisë ka ngecur prapa marrëdhënieve miqësore e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe marrëdhënieve bilaterale. Në takimet që pati delegacioni i Kuvendit të Kosovës me udhëheqës të komisioneve dhe grupeve përkatëse parlamentare, me Sekretarin Shtetëror të Tregtisë së Jashtme, znj. Dr. Petra Pan, në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare, asociacione të biznesit, u këmbyen informata lidhur me zhvillimet në ekonominë e të dyja vendeve dhe mundësitë e nxitjes së eksporteve në të dy anët, veçanërisht nxitjes së investimeve. Partnerët hungarezë shprehen interes mbi mundësitë qëkrijojnë edhe Ligji për Investimet Strategjike, veçanërisht në fushën e bujqësisë, industrisë ushqimore, sistemeve të ujitjes dhe menaxhimit të mbeturinave.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.