DYLON

Vizita e ekspertëve ndërkombëtarë për Ri/Akreditimin e programeve në Fakultetin Ekonomik

Vizita e ekspertëve ndërkombëtarë për Ri/Akreditimin e programeve në Fakultetin Ekonomik
Avatar photo Redaksia

Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan e kanë vizituar një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë për ri/akreditimin e programeve të Fakultetit Ekonomik. Ky ekip, i cili përbëhej nga Prof. Mirjana Hladika, Prof. Kristina Petljak, Mr. Christopher Back, student ekspert, dhe përfaqësuesja nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, Leona Kovaçi, kishte për qëllim vlerësimin e programeve Financë dhe Kontabilitet (BSc/Riakreditim) dhe Menaxhimi i Marketingut dhe Shitjeve (BSc/Akreditim).

Gjatë vizitës së tyre, ekspertët zhvilluan një sërë takimesh me grupet e organizuara nga UKZ. Fillimisht, ata u takuan me menaxhmentin e fakultetit për të diskutuar integrimin dhe funksionimin e programeve. Në vijim, u mbajtën takime me përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe stafin administrativ për të kuptuar më mirë procedurat dhe praktikat e brendshme.

EkoHigjiena

Një pjesë e rëndësishme e vizitës përfshinte takimet veç e veç me bartësit e programeve Financë dhe Kontabilitet si dhe programit Marketing dhe Menaxhimi i Shitjeve. Këto takime kishin për qëllim të shqyrtonin në detaje strukturën e programeve dhe cilësinë e mësimdhënies. Përveç kësaj, ekspertët zhvilluan takime me stafin mësimdhënës, studentët aktualë, të diplomuarit (alumni), si dhe me akterët e jashtëm, përfshirë punëdhënësit, për të marrë një perspektivë të plotë mbi efektivitetin e programeve dhe përgatitjen e studentëve për tregun e punës.

Ndërkohë, ekipi i ekspertëve ndërkombëtar vizitoi ambientet e universitetit, duke përfshirë sallat e mësimit, kabinetet, bibliotekën dhe hapësirat tjera të zhvillimit të procesit mësimor. Kjo vizitë kishte për qëllim të sigurohej që infrastruktura dhe resurset e ofruara nga universiteti plotësojnë standardet e kërkuara për një proces mësimor cilësor.

Përfundimet dhe rekomandimet e ekipit të ekspertëve do të jenë kyçe për procesin e ri/akreditimit të këtyre programeve, duke ndihmuar Universitetin Publik “Kadri Zeka” në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit që ofron. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.