/2L ONLINE/ – Kryetarja e Partisë së drejtësisë (PD), Dega në Gjilan – Selvete Shurdhani, së bashku me kryetarin e Vizionit Rinor – Elbasan Shabani, mirëpritën në takim pesëmbëdhjetë të rinj të cilët shprehen gatishmërinë e tyre për t’iu bashkangjitur radhëve të PD-së dega në Gjilan.
Kryetarja Shurdhani shprehu mbështetjen e saj të parezervë për rininë gjilanase. Ndërsa Kryetari i Vizionit Rinor në Gjilan – Elbasan Shabani u zotua para tyre se do të punojë me intensitet të lartë për zhvillimin e aktiviteteve rinore në degë. /2L ONLINE/