DYLON

Vizatimet e nxënësve për pritoret e Kamenicës merren si bazë për projektimin e tyre

Vizatimet e nxënësve për pritoret e Kamenicës merren si bazë për projektimin e tyre
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Kamenicës, Afrim Dervishi, ka pritur në takim nxënësit e shkollave të fillore të Kamenicës, me të cilët ka diskutuar për idetë e tyre lidhur me pritoret e autobusëve.

Këta nxënës ditë më parë kishin projektuar përmes vizatimeve pritoret e autobusëve në Komunën e Kamenicës.

EkoHigjiena

Drejtori, Afrim Dervishi theksoi se nga të gjitha punimet e tyre janë marrë elemente të veçanta, që do të bëjnë të mundur projektimin e pritoreve.

“Modelet e para u prezantuan para nxënësve nga arkitekti, i cili iu tha nxënësve se ato çfarë ata kanë imagjinuar, do të jenë pjesë përbërëse e projektit, që do të implementohet në terren. Këta nxënës janë burim i lumturisë dhe krenarisë për prindërit e tyre, dhe shpresë për të ardhmen tonë shoqërore”, tha ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.