Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës ka filluar të mërkurën shqyrtimin e propozimeve për Ligjin e ri për të huajt, i cili në të ardhmen do të quhet “Ligji për të huajt dhe për integrimin”.
Ndër çështjet që ende janë të kontestueshme është ajo nëse të huajt e integruar mirë në Zvicër do të kenë të drejtë ligjore për të kërkuar të drejtën e qëndrimit të përhershëm (Vizën C) ose jo.
Sipas përcaktimit, si i integruar konsiderohet ai i huaj që nuk prish sigurinë dhe rendin publik, respekton vlerat e kushtetutës së vendit, dëshiron të marrë pjesë në jetën ekonomike dhe e zotëron njërën nga gjuhët e vendit. Në të ardhmen, prandaj, të huajt mund të marrin vizën C vetëm nëse i plotësojnë kushtet e përmendura, shkruan nzz.ch. Kjo vlen edhe për shtetasit e vendeve të BE-së ashtu sikur edhe për bashkëshorte/ët e zviceranë/eve.transmeton albinfo.
Prandaj, të huajt e integruar me sukses do të duhej që pas dhjetë vitesh qëndrimi në Zvicër, me ligjin e ri, të kenë të drejtën ligjore për Lejen e Qëndrimit të përhershëm, respektivisht Vizën C. Ndërsa me ligjin ekzistues, ndarja e vizës C për të huajt bëhet sipas vlerësimit që bëjnë zyrtarët nga rasti në rast. Këshilli Federal me këtë rregullim të ri synon të krijojë një element simulimi për personat që integrohen me sukses në Zvicër.