DYLON

Vitiasja Saranda Hasani një emër që premton në fushën e muzikës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Udhëheqësit e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Viti, i kanë organizuar pritje Saranda Hasanit, një emër tashmë i njohur jo vetëm në Suedi ku jeton dhe vepron, por me zërin e saj arriti të bëhet e njohur edhe në Kosovë.

Ndonëse e lindur dhe e rritur në Suedi, Saranda në takimin që zhvilloj me udhëheqësit e kulturës në Viti, bëri të ditur për gatishmërinë e saj, përgatitjet, interesimin dhe përkushtimin për ti hyrë garës për zërin më të mirë të Suedisë. Ajo përmendi kalimin nëpër fazat e deri në përzgjedhjen e saj në top 10-shen e talenteve të rinj në fushën e muzikës dhe këngës, në emisionin ‘Idol’ në Suedi.

EkoHigjiena

Megjithatë, ajo shprehi interesimin për bashkëpunim në të ardhmen për organizimin e ndonjë ngjarje muzikore në Viti. Drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit Kaltrina Sylejmani, u shpreh se Saranda me performancën e saj në Suedi, ka bërë krenarë jo vetëm qytetarët e Vitisë, por edhe të Kosovës dhe mbarë Shqiptarisë.

Një zë i ëmbël që premton shumë e që ne besojmë në rezultate e Sarandës, duke kërkuar që ajo ti dhuroj ndonjë perfomancë në të ardhmen edhe publikut vitias.

Prindi i Sarandës, Sherif Hasani theksoi se përkundër që fëmijët e tij janë lindur dhe rritur në Suedi, megjithatë ka arritur që të ruhet kultura kombëtare, pasi që gjatë prezantimit para mediave suedeze Saranda është deklaruar se ajo është së pari shqiptare e pastaj suedeze.

Ai ka bërë të ditur se Saranda është klasifikuar në Top 10-shen më të mirë, nga 19.600 kandidatëve që kanë aplikuar në këtë eveniment të televizionit suedez. Në emër të kryetarit të komunës, drejtoresha Sylejmani i ndau një mirënjohje mysafires, ndërkohë që me mirënjohje për arritjet në fushën e muzikës me mirënjohje ajo u nderua edhe nga udhëheqësit e Ansamblit “Kemajl Azizi”./2L ONLINE/