DYLON

Vitiasit nderojnë dëshmorët

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e 5 majit ditës së dëshmorëve, sot në Viti janë shënuar aktivitete të ndryshme. Fillimisht për ti nderuar dëshmorët e kësaj komune shumë qytetarë, përfaqësues të qeverisë komunale, policisë, mjekëve, partive politike etj kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Më pas është mbajtur edhe një seancë dhe akademi solemne ku u fol për veprën dhe sakrificën e dëshmorëve për lirinë e këtij vendi, ndërkaq për të gjithë të pranishmit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” u dha edhe një program kulturor dhe artistik.

EkoHigjiena

Ndërkaq nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dje janë zhvilluar garat në çiklizëm ndërkaq sot nga ora 17:00 do të fillon turniri në “Volejboll” me moten “Unë nderoj dëshmorët”

Po ashtu në mënyrë të organizuar dhe nën udhëheqjen e Institucioneve Komunale të Vitisë janë bërë homazhe në të gjitha lapidarët e dëshmorëve të kësaj komune. Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shpërndarë mirënjohje për familjet e dëshmorëve.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira duke folur në seancën dhe akademinë solemne që është mbajtur në veçanti për nder të ditës së dëshmorëve i cilësoj dëshmorët si kurban dhe shenjtorë të lirisë së shtetësisë së Kosovës.

“Po ecim drejtë rindërtimit të shtetit tonë të ri, shtet ky që për themelet e tij u dhanë shumë jetë, prandaj me plotë të drejtë themi se dëshmorët janë kurban dhe shenjtorë të lirisë së shtetësisë sonë” u shpreh Kryesuesi Pira.
Ai po ashtu ka folur edhe për heroizmin e UÇK-së dhe ndihmën e miqve euroatlantik në çlirimin e vendit.

“Lufta e të gjitha brezave dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, e udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari dhe e ndihmuar nga miqtë tanë euroatlantik, ishte luftë e përmasave të mëdha historike dhe kombëtare, andaj sot ne krenohemi për heroizmin e dëshmorëve të kombit” nënvizoj Kryesuesi Pira.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë fjalës së tij përveç që ka folur për kontributin e dëshmorëve dhe plotësimin e amaneteve të tyre për lirinë e këtij vendi ju ka uruar të gjithë qytetarëve ditën e dëshmorëve me një porosi të veçantë.

“Urimi im në ditë të tilla i cili të shërbej si motivim për gjeneratat e reja, është që bashkëluftëtarët e dëshmorëve, familjarët dhe bashkëvendësit, të arrijnë t i gëzohen shtetit ideal për të cilin kanë luftuar dëshmorët dhe Ushtria Çlirimtare Kosovës, ndërsa ne si institucione lokale do të vazhdojmë të japim kontributin tonë maksimal për prosperitet soci-ekonomik dhe kulturor të komunës dhe vendit” u shpreh Kryetari Haliti.

Ndërkaq para të pranishmëve kanë folur edhe Qemail Rexhepi, përfaqësues i Shoqatave të Dala nga Lufta si dhe Adem Murati, Magjistër i Historisë. Ndërkaq nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dje janë zhvilluar garat në çiklizëm ndërkaq sot nga ora 17:00 do të fillon turniri në “Volejboll” me moten “Unë nderoj dëshmorët”.

Po ashtu në mënyrë të organizuar dhe nën udhëheqjen e Institucioneve Komunale të Vitisë janë bërë homazhe në të gjitha lapidarët e dëshmorëve të kësaj komune. Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë , Sokol Haliti ka shpërndarë mirënjohje për familjet e dëshmorëve./2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.