DYLON

Vitiasit falënderuan NATO-në dhe nderuan viktimat e terrorizmit në Bruksel

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Udhëheqësit komunal dhe qytetarët e komunës së Vitisë, të shoqëruar edhe nga pjesmarrës të ansambleve e shoqërive nga vise të tjera që po marrin pjesë në Festivalin e Flakadanit, kanë falënderuar popullin amerikan duke kujtuar 17 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, si dhe kanë nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Bruksel dy ditë më parë.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka thënë se 24 marsi është një ditë e rëndësishme për popullin kosovar. “24 marsi është një ditë e cila ka shënuar një kthesë historike dhe si një pikënisje e ndaljes së gjenocidin serb mbi popullin e pafajshëm kosovarë”, ka thënë në mes tjerash Haliti. Po ashtu, pjesëmarrësit e kësaj ngjarje, me një minutë heshtje nderuan viktimat e sulmit terrorist të Brukselit, ndërkohë që kryetari Haliti ndezi qirinj tek sheshi Richard Hobrook në shenjë solidariteti me popullin belg dhe të gjithë viktimave të tjera të terrorizmit. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.