DYLON

Vitiasit dhurojnë gjak

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sot në Qendrën Emergjente në Viti, rreth 30 vullnetarë kanë dhuruar gjak. Ky aktivitet është organizuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti në bashkëpunim me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut dhe është vazhdimësi e aktivitetit të 14 qershorit-Ditës botërore e dhurimit të gjakut pasi që sipas mjekëve shumica e vullnetarëve të më të gjakut ishin duke agjëruar kur është shënuar kjo ditë andaj është vendosur që ajo të vazhdoj për ditën e sotme. Dhuruesit e gjakut i ka vizituar edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, i ka vizituar dhuruesit e gjakut duke i përgëzuar për humanizmin e tyre. Ai foli edhe për rëndësinë që ka dhurimi i gjakut.

EkoHigjiena

“ Me të vërtetë është shumë e rëndësishëm që qytetarët të dhurojnë gjak, sepse përmes gjakut të cilën ata e dhurojnë ata shpëtojnë jetë e njerëzve dhe nuk thuhet kot se çdo dhurues i gjakut është një hero. Unë i përgëzoj këta heronj për guximin dhe vendosmërinë të ndihmojnë njerëzve të tjerë” u shpreh drejtori Aliu.

Ndërkaq Dr. Vjollca- Kadolli Halili nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare tha se krahasuar me vitin e shkuar numri i dhuruesve të gjakut është më i madh.

“Në krahasim me vitin e kaluar sivjet numri i dhuruesve të gjakut është në rritje. Vitin e shkuar rreth 19 persona kanë dhuruar gjak e këtë vit janë mbi 30 persona “ u shpreh Dr. Vjollca-Kadolli Halili.

Ajo tha se QKMF në Viti dhe Bashkësia Islame Dega në Viti janë pajtuar që një aktivitet të tillë për dhurimin e gjakut të organizohet në javën në vijim në Viti. Përndryshe ky aktivitet i dhurimit të gjakut është vazhdimësi e aktivitetit të 14 qershorit-Ditës botërore e dhurimit të gjakut pasi që sipas mjekëve shumica e vullnetarëve të më parëshëm të gjakut ishin duke agjëruar kur është shënuar kjo ditë. Dhuruesit e gjakut i ka vizituar edhe i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.