DYLON

Vitia vazhdon me masat parandaluese kundër përhapjes së virusit COVID-19

Vitia vazhdon me masat parandaluese kundër përhapjes së virusit COVID-19
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot përsëri me Komandantin e Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për menaxhimin e situatës në vend të krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetari Haliti bënë me dije se në këtë komunë dje është bërë dezinfektimi i objekteve dhe hapësirave publike dhe potencon se ky dezinfektim po vazhdon.

Ndërkaq poashtu sot po vazhdojnë punën për raundin e dytë të shpërndarjes së ndihmave ushqimore të cilat i kanë pranuar nga donatorët e ndryshëm dhe atë për familjet në nevojë.

EkoHigjiena

Ndonëse Vitia deri me tani nuk ka më raste të reja të konfirmuar me virusin COVID-19, institucionet komunale të Vitisë po përkujdesën në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Gjithashtu Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendra Operative Emergjente gjatë gjithë kohës po angazhohen në menaxhimin e situatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve që ti respektojnë udhëzimet e dhëna nga OBSH-ja, IKSHP-ja dhe nga institucionet tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.