DYLON

Vitia vazhdon me aksione të pastrimit

Vitia vazhdon me aksione të pastrimit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit, pjesa prapa shtëpisë së kulturës do të shndërrohet në park

Sot me nismën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka filluar një aksion për pastrimin e hapësirës prapa Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani “ në Viti.

Këtij aksioni përveç zyrtarëve komunal ju janë bashkangjitur edhe vullnetarë të shumtë të cilët kanë mirëpritur rregullimin e kësaj hapësire.

EkoHigjiena

E kryetari Haliti bëri me dije se kjo hapësirë do të shndërrohet shumë shpejt në një park të bukur i cili do të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët.

“Po vazhdojmë në krijimin e hapësirave të gjelbërta për qytetarët tanë. Kemi punuar në shumë lokalitete duke i kthyer nga deponitë e mbeturinave në hapësira gjelbëruese e parqe për të gjithë qytetarët, edhe në këtë pjesë të qytetit ne do ta shndërrojmë në një park të bukur për të gjithë”, u shpreh Kryetari Haliti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.