DYLON

Vitia synon pjesëmarrjen aktive të rinisë në procesin e vendimmarrjes

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Këshilli I Veprimit Rinor Lokal në bashkëpunim me OSBE-në ka mbajtur sot një takim ku është folur lidhur me forcimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e vendimmarrjes. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Përgjegjësi I Sektorit për Rini në kuadër të DKRS-së Emrush Azemi si dhe përfaqësuesit e rijnë të Kuvendit Komunal të Vitisë.

Me theks të veçantë është folur edhe rreth Planit të Veprimit të KVRL-së për vitin 2015 zbatimin e rregullores për vullnetarizëm si dhe përkrahjen nga Institucionet Komunale të Vitisë për të rinjtë e kësaj komune.

EkoHigjiena

Emrush Azemi përgjegjësi i Sektorit për Rini në Viti I njoftoj të pranishmit rreth angazhimeve zyrtare të cilat I ka bërë DKRS-ja e Vitisë për të rinjtë e kësaj Komune. Ai mandej përmendi faktin se falë një vullneti dhe përkushtim të drejtoreshës së DKRS-së , Kaltrina Sylejmani dhe Kryetarit të Komunës, Sokol Halliti në buxhetin e kësaj drejtori për vitin 2015 është paraparë ndarja e 15% të mjeteve për projektet KVRL-së.

Azemi ndër tjerash ka folur edhe rreth angazhimeve të tjera të DKRS-së për të rinjtë e kësaj komune duke potencuar se së shpejti pritet fillimi I palestrës Sportive por edhe rreth mundësive që janë duke I shikuar ata për gjetjen e donacioneve për ndërtimin e një objekti për Qendrën Rinore në Viti.

Ndërkaq duke folur rreth Rregullores për Vullnetarizëm ai tha se e mira e saj është se me këtë rregullore puna vullnetare do të njihet si provojë e punës. Ndërkaq në emër të KVRL-së së Vitisë ka folur kryetarja e këtij këshilli Marigona Alidema. Përndryshe ky takim është organizuar në bashkëpunim të KVRL-Viti me OSBE-në dhe ka për qëllim fuqizimin dhe nxitjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse, /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.