DYLON

Vitia sot shpërndanë ndihma për familjet skamnore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe në mbështetje të mërgatës, shoqatave dhe organizatave humanitare, kompanive dhe donatorëve të ndryshëm, në qendër të qytetit të Vitisë, do të zhvillohet aksioni i madh humanitar.

Me këtë rast do të bëhet shpërndarja e ndihmave për shumë familje të kësaj komune që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

EkoHigjiena

Ky aksion do të fillon në ora: 11:00, para shtëpisë së Kulturës, “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti.

Ndërsa nga aksioni i njëjtë i vitit të kaluar janë ndihmuar mbi 410 familje të kësaj komune, ndërkaq gjatë aksionit që do të zhvillohet nesër pritet të ndihmohen mbi 500 familje me gjendje të rendë ekonomike. /2L ONLINE/