DYLON

Vitia shpërndanë për fermerët e saj makina motorike për spërkatjen e serrave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me qëllim të nxitjes dhe përkrahjes së fermerëve vitias, në sektorin e perimtarisë, Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti kanë bërë sot shpërndarjen e makinave motorike për spërkatjen e serrave për 24 fermerë përfitues të kësaj komune.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave motorike ndër tjerash foli edhe për mbështetjen që kjo komunë po jep fermerëve të kësaj komune në sektorë të ndryshëm të bujqësisë.

EkoHigjiena

“Herën e fundit kur kemi bërë shpërndarjen e makinave mjelëse unë kam potencuar se po e subvencionojmë një sektorë i cili më së shpejti na sjellë ripordukim dhe gjenerim të hyrave, zhvillim të ekonomisë së vogël të ashtuquajtura ekonomi familjare i cili është resurs kryesor dhe potencial i komunës sonë, pasi që ne jemi një komunë agrare. “ u shpreh kryetari Haliti.

Ai ka folur edhe për punën që ka bërë kjo komunë në përkrahjen e bujqësisë dhe të nënë sektorëve të saj duke përmendur disa nga punët që janë bërë në këtë drejtim.

Ndërkaq, Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi tregoj disa arsyeje pse komuna e Vitisë e ka parë të arsyeshme të ndihmoj sektorin e perimtarisë në këtë komunë.

“Në vazhdën e aktiviteteve të drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural ne e kemi paraparë edhe shpërndarjen e makinave motorike të spërkatjes për serra, pasi që ky nën sektor i perimeve të mbrojtura nuk është subvencionuar nga ministria përkatëse andaj ne e kemi parë të arsyeshme që të ndihmojmë këtë sektorë. Por edhe duke pasur parasysh se në serra është e pamundur të punohet me makina tjera spërkatëse ne kemi vendosur që të përkrahim këtë sektorë me këto makina“, u shpreh Ademi.

Përndryshe 24 fermerë të kësaj komune janë përfitues të makinave motorike për spërkatjen e serrave. /2L ONLINE/